Politike
“Të mos lejojë të afrohet në PD Argita dhe dhëndri”, Lesi: Berisha s’duhet të kandidojë për kryeministër
Nikollë Lesi e quan një vendim të drejtë atë të Apelit për t’ia kthyer vulën dhe logon e PD Sali Berishës, por për këtë ai thotë se ish-kryeministri duhet të falenderojë Gazment Bardhin dhe Agron Gjekmarkajn, pasi prej tyre arriti që ta fitonte këtë ‘betejë’.
I ftuar në Top Story, ai u shpreh se ajo që duhet të Berisha nëse do të dojë që PD të ftojë në zgjedhje, është që të mos kandidojë ai për kryeministër dhe të mos lejojë që të futen në parti vajza dhe dhëndri i tij.
“Vendimi ishte i duhuri, Berisha pas kësaj duhet të falënderojë shumë Bardhin dhe Gjekamrkajn se pa këtë grup nuk e merrte dot vulën. Berisha pas kësaj duhet të deklarojë publikisht se nuk do jetë kandidat për kryeministër i PD.
Unë e shoh të vështirë për të fituar PD. Po ashtu duhet të thotë se as Argita dhe as dhëndri nuk duhet të futen në PD. Argita është juriste shumë e mirë, por nuk ka pse afrohet në PD, fare!
Nëse do të vijë PD në pushtet, Berisha duhet të deklarojë në mënyrë kategorike të shpalli qeveri në hije, që do ishte e përbërë nga emra që nuk janë servilë të tij. Një qeveri me Bardhin, Palokën, Tabakun, Alizotin, Alimehmetin, Këllçin, Boçin, Gjekmarkajn.
Ky është një ekip që mund të ngjallë një shpresë. Janë emra me integritet. Mund të prekin elektoratin gri. Saliu e ka bërë epokën e vet, duhej të kishte ikur që në 2013. Ka ngelur për arsye të ndryshme. Le të ngelet kryetar i PD, por jo kandidat për kryeministër”, tha ai.