Sport
Cili do të jetë fati i Sylvinho pas europianit, flet Redi Jupi
Ish-futbollisti Redi Jupi u shpreh se do të dëshironte që trajneri i Kombëtares, Sylvinho Mendes Campos, të qëndronte.
“Unë do doja që të rrinte, sepse ne trajner të mirë nuk kemi mundësi të gjejmë. Mendoj se ka fituar tani eksperiencë dhe njeh grupin mjaftueshëm. Duke parë Europianin, që nuk ka pasur diferenca të mëdha te skuadrat, ne bëmë mirë duke qenë si të paparashikueshëm në lojë”, tha ai.
TE TJERA…
Shqipëria u eliminua nga Euro 2024 pas disfatës me Spanjën. Gazetari Jetmir Halilaj bëri një analizë të shkurtër në “Top Arena”, duke u ndalur në dy pika, e ardhmja e Sylvinhos dhe çështja e Armando Brojës.
Sulmuesi kuqezi nuk u aktivizua nga minuta e parë me Spanjën, gjë që solli pakënaqësi të tifozëve, teksa gjithashtu nuk dihet nëse braziliani do të rinovojë sërish me Shqipërinë ose jo.
“Tani e tutje, çfarë do bëjmë?! Edhe sot, Sylvinhos i doli nga shpirti që tha: ‘Ju keni një ekip të mirë’. Ai nuk do e firmosi kontratën? Është dhe çështja e Brojës. Ai është Messi jonë. Ai është lojtari më i mirë që kemi, për këtë jemi dakord. Ose luan, ose jo. Nëse ka diçka që nuk shkon aty, duhet të zgjidhet kjo gjë”, u shpreh Halilaj