Connect with us

Kosova

Vuçiç ka marrë Malin e Zi dhe gjysmën e Bosnjës, Kosova është e radhës në listë

Profesori i njohur amerikan, ekspert në menaxhimin e konflikteve, Daniel Serwer duke analizuar dialogun Kosove-Serbi u pyet nga gazetaret nese ai mendon se Bashkimi Europian do t’i kuptojë tri kushtet e vendosura nga kryeministri Albin Kurti  ne Bruksel dhe nese ky i fundit është në gjendje të vendosë ato, u shpreh: Une jam avokat i madh i idesë që Milan Radoiçiçi, personi qe morri persiper organizimin e sulmi ne banjske te Zvecanit, të gjykohet në Kosovë. Nuk më pëlqeu letra e ish kryeministres serbe Ana Brnabiç dhe mendoj se ajo duhet të tërhiqet. Por nëse ka qenë e mençur të vendosen nga ana e Albin Kurtit kushte për një takim me presidentin Vuçiç, duhet të presim dhe të shohim.”

I pyetur se çfarë duhet të bëjë Kosova në mënyrë që të arrihet një marrëveshje finale, profesori amerikan tha se Kosova duhet të jetë e gatshme për kompromise për shumë çështje të ndryshme.

“Do të ketë çështje financiare, do të ketë lloj-lloj çështjesh në marrëveshjen përfundimtare, por nuk mendoj se jemi ende aty. Unë  mendoj se jemi në fazë ngecjeje. Dialogu teknik nga viti 2011 deri në 2013 ishte shumë më i suksesshëm se dialogu politik nga viti 2013 deri në 2024. Unë besoj në sukses dhe kështu dua të shoh më shumë gjëra praktike dhe më pak të fokusohemi në çështje që duket se nuk janë të zgjidhshme tani.”
Serwer gjithashtu deklaroi se  presioni nga ana e Bashkesise nderkombetare ndaj Kosoves është rritur më shumë duke e krahasuar me trysnine ndaj Serbisë
“Ka pasur përpjekje për të qetësuar Serbinë, për ta sjellë Serbinë drejt perëndimit, për ta kompensuar atë për bombardimet e NATO-s. Nuk i di të gjitha arsyet pse ekziston kjo politikë qetësimi, por ajo që di është se nuk ka funksionuar. Kështu që unë nuk jam përkrahës i politikës së zbutjes.” – deklaroi profesori i njohur
“Mendoj se është mjaft e qartë qe presidenti Vuçiç e ka bërë botën serbe një objektiv real për Serbinë dhe bota serbe është një formulë për destabilizimin e Bosnjës, Malit të Zi, Kosovës dhe ndoshta edhe Maqedonisë së Veriut.

Dhe kështu mendoj se është një ide shumë e keqe dhe duhet kundërshtuar. Dhe unë nuk shoh që kjo të ndodhë tani, sepse dialogu nuk po shkon mirë. Ai tashmë ka gjysmën e Bosnjës. Ai tashmë ka të gjithë Malin e Zi. Kosova është e radhës në listë. Dhe një dialog më i suksesshëm do të pengonte shtrirjen e botës serbe në veri të Kosovës.” – theksoi Daniel Serwer

Advertisement