Kosova
Vuçiç dhe Dodik konkurrojnë se kush është serb më i madh, do t’i bashkohej edhe Mandiç
Presidenti serb Aleksander Vuçic dhe ai i Republika Srpska Milorad Dodik “kanë konkurruar për një kohë të gjatë se “kush është serbi më i madhi “, por pas Asamblesë Gjithëserbe në Beograd më 8 qershor, ata mendojnë se kanë nevojë për njeri-tjetrin: – keshtu deklaroi Kurt Basener, ekspert për marrëdhëniet ndërkombëtare nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit ne Berlin.
Në një intervistë të botuar spër Evropa e Lirë, ai theksoi se Vuçic dhe Dodik, me Parlamentin e Madh Serb, “në thelb ‘hedhën dorezën’ përballë komunitetit ndërkombëtar dhe bënë pyetjen: ‘Çfarë do të bëni për të na ndaloni? “. Ata gjithashtu shpresojnë në fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit ne SHBA, “të bindur se paskesaj mund të vazhdojnë me veprime të tilla separatiste”.
“Siç është zakon, ata ne Perendim edhe me Dodikun edhe me Vuçicin, po I shikojnë se sa larg mund të shkojnë”. Gjithashtu, duke marrë parasysh atë që po ndodh në SHBA, nuk mendoj se as Dodik dhe as Vuçic janë neutral ndaj zgjedhjeve amerikane”, – theksoi eksperti gjerman
Sipas tij, takimi I madh në Beograd nuk ka qenë vetëm deklarativ apo simbolik.
“Mund të mos jetë diçka që do të jetë funksionale në muajin e ardhshëm, por sigurisht që do të vazhdojë të shkojë në atë drejtim, do të vazhdojë me takime, duke deklaruar qëllime të përbashkëta dhe gjëra të ngjashme…dhe Perëndimi deri më tani nuk I ka kundërshtuar realisht keto lëvizje me gjuhën dhe metodat e duhura” – u shpreh Basener dhe vlerësoi se “kjo valle mes Dodikut dhe Vuçicit ekziston prej kohësh dhe ka per qellim te tregoje se kush eshte serbi me I madh, por jo vetem kaq, ata nuk I besojne njeri tjetrit
Basener tha se ai “asnjëherë nuk ka pasur përshtypjen se Dodik është “lodër” e dikujt, megjithëse është në një pozicion vartës” dhe “ai mund të mos jetë duke i tërhequr të gjitha fijet, por nuk mendoj se ai po bën absolutisht gjithçka që Vuçic po i kërkon”.
“Çfarëdo që po ndodh në Mal të Zi dhe në veri të Kosovës, gjithçka është e dobishme për Vuçicin… për shkak të qëllimeve më të gjera dhe krijimit të imazhit të tij si partner, sepse Dodik nuk e prezanton veten si aleat të askujt në Perëndim” – theksoi eksperti gjerman, duke shtuar se Vuçiç “bën arbitrazh dhe balancim gjeopolitik” duke dashur “të shihet si një partner i pranueshëm për SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe”.
Kur u pyet për Andrija Mandic, një “udhëheqës i orientuar pro-serb nga Mali i Zi”, dhe thirrjen për të mbajtur një “Parlament të ri gjithë-serb” në Mal të Zi dhe lidhjen me “botën serbe”, Basener u përgjigj se Mandic ” do të donte të ishte hallka e tretë në këtë mesele “sepse ai beson se mund të arrihet nëse “gjërat shkojnë keq e më keq në Mal të Zi, nëse nuk ka përparim, por edhe në rast se forcat reaksionare në Evropë dhe në anën tjetër të Atlantikut fitojnë forcën e duhur”.