Connect with us

Kosova

Kosovë-Kroaci në sulm kundër Vuçiçit/ Petkoviç tregon për aleancën e fshehtë

Drejtori i Zyrës për Kosovë ne kuvendin serb, Petar Petkovic, tha se është duke u zhvilluar një fushatë e sinkronizuar antiserbe dhe sulme të përbashkëta nga Zagrebi dhe Prishtina kundër presidentit Aleksandër Vuçic, shtetit të Serbisë dhe popullit serb në Kosovë, me qëllim destabilizimin e  situatës dhe rritjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor.

“Pjesë e luftës speciale mediatike-propagandistike është edhe intervista e fundit e nënshkruar nga Donika Gervalla, e diktuar në fakt nga Albin Kurti, për kroaten Veçernji List, e cila është dhënë me një qëllim të vetëm – të demonizojë presidentin Aleksandër Vuçic dhe popullin serb. Ne fakt ata janë përgjegjës për të gjitha konfliktet që janë ndezur në këto zona në dy dekadat e fundit dhe përgjegjës për vuajtjet dhe spastrimin me te madh etnik të serbëve që nga Lufta e Dytë Botërore” – ka theksuar Petkovic duke shtuar se në Prishtinë i bien daulleve të luftës kur nuk mund të flasin për paqe.

“Teksa nuk mund të flasin për suksese ekonomike, për projekte dhe vende të reja pune sepse janë emra mendorë, as për paqe e kompromis sepse këto janë koncepte të ndaluara për ta, në Prishtinë i bien daulleve të luftës dhe tundin armët për të mbuluar politikat e tyre katastrofike duke u shmangur nga formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, e cila u nënshkrua dhe u dakordua në dialog 11 vjet më parë”- theksoi Petkovic.

Siç ka thënë ai, intervista e Gervallës është pasqyrë e urrejtjes ndaj Vuçicit.

“Ky pamflet politik në Veçernji List, si produkt i një monologu të njerëzve të një mendjeje, nuk bazohet në fakte apo të vërteta, por është pasqyrë e urrejtjes dhe obsesionit të pastër dhe të zhveshur ndaj Aleksandër Vuçiqit. Këtë e dëshmon edhe fakti që ai madje është përmendur në tri faqe të plota të intervistës 29 herë, gjë që tregon qartë se ai është pengesa më e madhe dhe gjemb në këmbë për ata që duan të shohin Serbinë te dobët dhe të mundur”- ka theksuar Petkovic.

Advertisement