Kosova
Agjenti i Rusisë, Vuçiç i bie fyellit: Qëllimi i bombardimeve ishte shkatërrimi i Serbisë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, ka thene se është plotësisht dakord me deklaratën e profesorit amerikan Jeffrey Sachs, i cili deklaroi se qëllimi i bombardimeve të vitit 1999 i NATO-s ishte shpërbërja e Serbisë, lëvizja e kufijve dhe se ishte një vendim i paligjshëm për shkak se nuk u dha autorizimi i OKB-së.
Sachs po ashtu ka deklaruar se qëllimi i bombardimit të Serbisë ka qenë edhe ndërtimi i bazes ushtarake Bondstyle, teksa presidenti i Serbisë theksoi se është e mundur, por se “tani nuk është më e rëndësishme”.
“Një deklaratë shumë e vlefshme dhe e rëndësishme e një prej profesorëve më të njohur në botë. Ai tha dy gjëra të rëndësishme qe në botë rrallë dëgjohen… që bombardimi u be kundër rregullave të OKB-së. Serbia u sulmua dhe një gjë veçanërisht e rëndësishme për mua, ishte thënia e profesorit se qellimi ishte të thyej Serbia, jo ndonjë lloj fatkeqësie humanitare. Nëse një pjesë e asaj historie ishte qëllimi per ngritjen e bazës më të madhe ushtarake në Ballkan, tani nuk është e rëndësishme” – deklaroi Vucic
Ai tha se bashkësia ndërkombëtare po mundohet ta zgjidhë situatën në Kosovë dhe ta kthejë atë nga “kundër ligjore në legale” për të vazhduar punën sipas interesave të veta.
Presidenti serb gjithashtu theksoi se Serbia, Republika Srpska dhe i gjithë populli serb gjatë përkujtimit të 29-vjetorit të masakrës në Srebrenicë, u ekspozuan jo vetëm ndaj fyerjeve dhe të pavërtetave, por edhe ndaj kërcënimeve.
Siç theksoi ai, Serbia po ballafaqohet me sfida të shumta politike, të cilat nuk i ka krijuar vetë dhe për të cilat në asnjë mënyrë nuk mban përgjegjësi.
“Me konfliktin në Ukrainë, dy vjet e gjysmë më parë, shumë në zonën përreth u përpoqën ta përdorin atë për një sulm përfundimtar ndaj Serbisë, sepse Serbia mund të mirëpritet vetëm kur është e poshtëruar, e dobësuar ekonomikisht, e fragmentuar politikisht, territore që janë të ndara, që janë të vjedhura” – theksoi Vucic dhe shtoi se dy vjet e gjysmë që nga fillimi i luftës në Ukrainë është dëgjuar se Serbia po përgatitet për konflikte të reja luftarake.
Vuçic ka theksuar se ata që tentojnë ta përmbysin Serbinë, para së gjithash u shërbejnë interesave të huaja dhe shmangin çdo lloj dialogu dhe marrëveshjeje me Beogradin.
Të njëjtit, theksoi Vuçic, u bëjnë thirrje fuqive perëndimore per mbështetjen e tyre dhe përpiqen të ndryshojnë të vërtetën për të shkatërruar Serbinë dhe këtë e bëjnë, siç thekson ai, duke rishikuar historinë.
Sipas tij, tani ka nisur nje fushate per ta paraqitur Serbinë si agjente te Rusisë dhe një vend që dëshiron luftë.
“Akuza e rreme se Serbia deshiron lufte, është në përpjesëtim të kundërt me atë që po ndodh realisht dhe Serbia nuk e dëshiron këtë me asnjë çmim” – deklaroi Vucic……………………..