Connect with us

Kosova

Befason eksperti austriak/ Ky është shantazh i madh për Kosovën dhe rikthimi i Trump

Ditë më parë, përfaqësuesi i kristian-demokratëve dhe ish-raportuesi për Ballkanin Perëndimor i grupit parlamentar të Demokristianëve në Bundestag, Peter Beyer, shprehu frikën se nëse Trump vjen sërish në pushtet, çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën BE dhe Gjermania e refuzojnë si një opsion jashtëzakonisht të rrezikshëm, mund të shtrohet sërish për diskutim.

E në lidhje me rikthimin e mundshëm të Trump në pushtet dhe ndikimin e tij në Kosovë, më saktësisht në Ballkan, foli edhe eksperti austriak, Gunther Fehlinger.

Si fillim, ai u shpreh se Biden është një president shumë më i mirë se Trump, dhe një rikthimi i këtij të fundit në pushtet, nuk do sillte asgjë të mirë për Kosovën.

“Pas performancës së dobët të Presidentit Biden kundër “luftëtarit në kafaz”, Donald Trump në debatin televiziv, ky i fundit duket përsëri në epërsi dhe ne duhet të diskutojmë pasojat e një fitoreje të tij në nëntor 2024. Ndërsa edhe gjysmë i fjetur, Biden është një president shumë më i mirë se Trump, dhe duke pasur parasysh 7 milionë votat më shumë nga viti 2020, gjasat për një fitore të Bidenit janë më të larta, por ai ka më shumë probleme me moshën, sesa Trumpi, 4 vjet më i ri. Kështu që, çfarë do të thotë rikthimi i Trumpit për Kosovën dhe shqiptarët? Asgjë e mirë. Jugonostalgjia, e përzier me efektet e ndërhyrjes se vitit 1999 dhe një doktrinë e re e menaxhimit të përshkallëzimit nga Borrell dhe Sullivan, na kanë çuar në këtë luftë të gjatë në Ukrainë dhe në qorrsokakun e të ashtuquajturit dialog mes Beogradit dhe Prishtines, dhe që është bërë një instrument shantazhi ndaj Kosovës” –  shpjegoi eksperti austriak duke parashikuar se në rast se nuk e fiton Ukraina luftën, atëherë Bideni nuk do e marrë mandatin e dytë, dhe kësisoj do rikthehet Trump në pushtet. “Tani kampi i Bidenit, duhet të ketë një interes për të përshkallëzuar luftën, në mënyrë që të zvogëlojë ‘problemet’ me çështjet e moshës dhe të tregojë se Biden është një hero lufte dhe një fitues i denjë për mandatin e dytë.

“Ne kemi nevojë për një qasje të re, pavarësisht se kush do të jetë Presidenti i SHBA-së në vitin 2025. Ne duhet të përballemi me Serbinë dhe nacionalizmin agresiv rus dhe të mposhtim ideologji të tilla të rrezikshme në fushën e betejës. Në BE një linjë shumë më e ashpër ka fituar kundër miqve të butë të Jugosllavisë që drejtojnë politikën në 5 vitet e fundit. Ne kemi nevojë për ndryshime emrash si Borrell me Kallas, edhe në SHBA gjithashtu. Ne kemi nevojë për Bidenin e viteve 1990 përsëri! Shpresojmë qe tronditja e katastrofës televizive do të rezultojë në një ndryshim të madh politikash të kampit të Bidenit, i cili tani më shumë se kurrë ka nevojë për një fitore në fushën e betejës në Ukrainë, nëse duan të fitojnë në nëntor” – potencoi eksperti austriak

Advertisement