Kosova
Vuçiç bën gol ndaj Gjermanisë, litium per Mercedes-Benz dhe Volkswagen
“Serbia ka premtuar të mos u shesë litium prodhuesve kinezë të makinave dhe se kur të zhvillojë nxjerrja në një nga depozitat më të mëdha të mineralit në botë, kompanitë evropiane të makinave si Mercedes-Benz, Volkswagen dhe Stellantis do të kenë avantazh” – keshtu ka deklaruar, sipas Financial Times, presidenti serb Aleksander Vucic disa orë para se të takohej me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Beograd, ku u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për krijimin e një partneriteti strategjik me BE që përfshin lëndët e para kritike si litiumi, mineral ne zinxhirin e prodhimit te baterive per makinat elekrike.
Pritet që zhvillimi i vendburimit Jadar, në veriperëndim të Serbisë, t’i japë një shtysë të konsiderueshme industrisë evropiane të automjeteve elektrike dhe sipas Vucic, Serbia do të nxjerre 58 mijë tonë litium në vit, ose 17 për qind të kërkesës në BE dhe kjo do të mjaftonte për 1.1 milionë makina elektrike
Vuçic tha se prodhuesit kinezë të makinave kanë shprehur interes për blerjen e litiumit. “Por ne u thamë atyre se po e diskutojmë me evropianët”. Ne i jemi besnikë Evropës…BE-ja ka nevojë për litium dhe ne duam të forcojmë marrëdhëniet tona me Unionin” – deklaroi presidenti Vucic
Financial Times rikujton se Serbia është kandidate për anëtarësim në BE për më shumë se një dekadë, por procesi i anëtarësimit është ngadalësuar nga shqetësimet e Brukselit për sundimin e ligjit, korrupsionin dhe statusin e Kosovës. Gjithashtu, Serbia është një nga dy vendet e vetme evropiane që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.