Connect with us

Politike

Berisha ftesë Bashës: T’i lëmë hatërmbetjet dhe të bashkohemi

Sali Berisha ka një thirrje për të gjithë demokratët, që të bashkohen. Duket se kjo thirrje nuk lë të përjashtuar Lulzim Bashën.

Nga protesta e përditshme poshtë ballkonit të shtëpisë, Berisha thotë se kjo ftesë i shkon kujtdo, që të lërë pas hatërmbejtet dhe të bashkohen për një qëllim të përbashkët.

“Ka vetëm një rrugë për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin e zgjedhjeve të lira, fitoren e opozitës dhe kjo rrugë është beteja jonë pa kthim gjer në fitore. Kjo rrugë kërkon nga ne të bashkohemi më shumë se kurrë. Kjo rrugë kërkon nga çdo demokrate e demokrat të ngrihet mbi çdo ndjenjë personale, mbi çdo hatërmbetje, mbi çdo padrejtësi që i është bërë atij që ai mendon dhe të bashkohemi në kontributin tonë të përbashkët”, tha Berisha.

Ndërkohë Basha nuk thotë as po e as jo, kurse Enkelejd Alibeaj po krijon parti të re politike, larg Berishës dhe Bashës.

Advertisement