Kosova
DATA SEKRETE, thesi me patate dhe paradokset e litiumit
A mori Serbia një datë sekrete për anëtarësimin në BE dhe a do të jetë “në parmendë” apo “si kur ngre një thes me patate” në BE, si Rumania dhe Bullgaria, për shkak të gjërave të tjera të ndodhura më herët, dhe a ka marrë Serbia garanci të qarta për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe?
Në thelb, u tregua edhe një herë, ndoshta më spektakolarja deri tani, se si funksionon sistemi i paradokseve të Vuçiçit. Mbështetësit e tij mediatik, të cilët disa muaj më parë u gëzuan deri në ekzaltim që Serbia do t’i jepte fund zyrtarisht integrimit evropian, ndër të tjera për shkak të luftës hibride kundër Serbisë, tani iu duhej të vendosin në faqet e para “bashkëpunimin strategjik” me BE-në. Kancelari gjerman Olaf Scholz kësaj radhe nuk pati kërkesa politike, nuk bëri bujë për zgjedhjet e parregullta të zhvilluara së fundmi në Serbi, për sundimin e ligjit dhe lirinë e medias, as nuk e pati problem rehabilitimin e politikës së idiotëve të dobishëm.
Siç janë gjërat, Scholcomat (nofkë e përdorur në Beograd për kancelarin gjerman Olaf Scholz), ai nuk tha asgjë pë regjimin e Vuçiç, madje buzëqeshi. Ai nuk foli as për demokraci dhe ballafaqim me të shkuarën. Nga ana tjetër, gazetarët u urdhëruan t’i bënin pyetje provokuese për Kosovën në Republika Srpska, për Rezolutën për Srebrenicën, për standardet e dyfishta e kështu me radhë (siç bënin kur ai ishte në Beograd në një axhendë tjetër).
Kancelari dhe presidenti nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për nxjerrjen e litiumit. Po a mori Serbia një datë sekrete për anëtarësimin në BE? A ishte ky Memorandum, tipik politik? A do të thotë se “lufta hibride” kundër Serbisë ka përfunduar? Të paktën nga pala gjermane?
Ka kaluar pak kohë që kur Vuçiç thithi ajrin e botës së lirë në lumin Lindor, duke ndjerë në mushkëri forcën e BRICS dhe të gjithë atyre që nuk pajtohen me unanimitetin dhe hegjemoninë globale të “Perëndimit kolektiv”. Pas Schroder-it dhe Merkelit, Scholz iu bashkua rradhës së miqve të mëdhenj të Serbisë. Pavarësisht Kosovës dhe Bosnjës. Të rrojë litiumi.