Connect with us

Kronike

Dhunimi për vdekje i Egli Progës/ Pedagogu Shyta: Një ngjarje që dhemb kudo

Pedagogu Ilir Shyta, i ftuar në një studio televizive, duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku si pasojë e dhunës humbi jetën babai i dy fëmijëve, tha se ajo ka patur ndikim në komunitetin e këtij qyteti, i cili në këtë periudhë është i populluar edhe nga turistët dhe vizitorët e shumtë.

Shyta tha se ka pasur disa versione lidhur me ngjarjen, kemi deklaratat e familjarëve të viktimës, kemi klasifikimin e ngjarjes nga prokuroria “vrasje nga pakujdesia”, kemi deklaratat zyrtare përfshi edhe atë të Kryeministrit, por i takon hetimeve të zbardhin atë se çfarë ka ndodhur.

“Është një ngjarje që dhemb kudo, jo vetëm në Pogradec”, tha Shyta.

Ai u shpreh se pista e gjobëvënies është hedhur dje, por nuk e di nëse qëndron ose jo. “Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e ka hedhur poshtë këtë si pistë”, tha ai.

Pedagogu tha se opinioni publik lidhur me këtë ngjarje ka reaguar menjëherë, ndoshta edhe nga fakti se u vra një kryefamiljar. “Themelet e familjes së 42 vjeçarit janë lëkundur, do të sugjeroja që kjo familje të ndihmohet me çdo mënyrë, pasi kemi parasysh se janë dy fëmijë”, tha Shyta.

Advertisement