Connect with us

Aktualitet

‘Më thanë po më bëhej atentat!’ Plaurent Dervishaj tregon si u soll nga Dubai në Tiranë

Tirane- “Nuk ishte as deportim dhe as ekstradim por ishte pengmarrje”. Kështu e ka cilësuar Plaurent Dervishaj procedurën që më 14 gusht 2024 e solli nga Dubai në Shqipëri, së bashku me Julian Meçajn në pranga dhe me masa të rrepta sigurie.

Në seancën e zhvilluar sot (16 gusht 2024) në GJKKO, për verifikimin e kushteve për dosjen ku ai akuzohet për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut, Dervishaj së bashku me avokatin e tij kanë kërkuar një masë tjetër sigurie.

Në gjykatë ata kanë deklaruar se janë përballë një situate paligjshmërie për mënyrën e sjelljes në Shqipëri, duke pretenduar se i janë shkelur te drejtat dhe liritë  pasi i ka kaluar edhe afati 72 orë nga shoqërimi, kur duhet të dilte para gjykatës.

Dervishaj ka treguar para gjykatës se ishte marrë nga banesa e tij në Dubai që më 6 gusht nga forcat speciale emiratase, të cilët i kanë shpërthyer derën me pretendimin se ata kishin  informacione se ndaj tij do të kryhej një atentat nga disa iranianë.

Me këtë argument ai ishte dërguar në një stacionin policor, ku i ishte marrë pasaporta dhe nuk ishte lejuar të kontaktonte me avokat. Pasi ishte mbajtur për rreth 8 ditë në një kamp ai ishte sjellë me linjë direkte nga Dubai në Rinas i pa shoqëruar dhe pa prangosur, ku këtu e prisnin autoritetet Shqiptare, të cilat sapo ka mbërritur në Rinas e kanë arrestuar duke zbatuar masën e sigurisë.

Më 6 gusht më kanë ardhur në shtëpi forcat speciale të Dubait. Më kanë thyer derën me pretekstin se të rrezikohet jeta dhe kundrejt teje po zhvillohet një atentat. Më kanë çuar te stacioni i policisë në Dubai dhe nuk më është lejuar të flas me avokatin. Aty më kanë mbajtur 10 ditë dhe më pas me kanë hipur ne avion dhe  arrestimi është bërë në Rinas” ka thënë Dervishaj në gjykatë.

 

Advertisement