Kronike
Plagosi inxhinierin nga rrëzimi i skelave, arrestohet punëtori
Një punëtor është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rrëzuar aksidentalisht skelat, duke plagosur inxhinierin e firmës ku punonte.
Në pranga është vënë shtetasi A. H., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”
“Ditën e djeshme, duke punuar me vinç në një kantier, 58-vjeçarit, nga pakujdesia i janë rrëzuar skelat duke i rënë mbi zyrën e inxhinierit, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.