Kosova
Rusia mbyt foshnjen me duart e saj/ Vuçiç me ditë të numëruara
Orvatjet e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për t’u bërë lideri i preferuar i Ballkanit i Brukselit po japin efekt të kundërt.
Vuçiç ka mbyllur një marrëveshje për të furnizuar Bashkimin Evropian me litiumin që i nevojitet për të fuqizuar flotën e automjeteve elektrike të së ardhmes.
Por, me vendimet që ka marrë, ai ka rizgjuar një lëvizje masive kundër një projekti të madh minierash që ka marrë bekimet si nga Brukseli, ashtu edhe nga Berlini. I frikësuar, ai ka akuzuar protestuesit që u mblodhën në dhjetëra mijëra më 10 gusht për organizimin e një komploti që synon rrëzimin e tij.
“Është pjesë e qasjes hibride për kryerjen e revolucioneve me ngjyra”, u tha Vuçiç gazetarëve, duke shtuar se paralajmërimi për një grusht shteti të mundshëm bazohej në informacionin e marrë nga Rusia – padroni historik i serbëve.
“BE po tregohet hipokrite, sepse ata po mbështesin një diktator në Serbi që bllokoi gjyqësorin, mediat dhe gjithçka tjetër, por kjo është e pranueshme” – tha Nebojsha Petkoviç, udhëheqës i një proteste ne një fshat në Serbinë veriperëndimore, pranë vendit ku është planifikuar miniera.
Kujtojme se në korrik, Vuçiç mirëpriti me madheshti kancelarin gjerman Olaf Scholz për të nënshkruar një marrëveshje që zyrtarizon mbështetjen e BE-së për minierën, së bashku me disa memorandume të nënshkruara me prodhuesit kryesorë të automjeteve.
Vetëm dy muaj më parë, një mirëseardhje edhe më e detajuar iu bë presidentit kinez Xi Jinping.
Te dyja ngjarjet mishëruan qasjen e Vuçiqit ndaj politikës së jashtme.
Sipas Aleksandar Gjokiç, ekspert i marrëdhënieve Serbi-Rusi, Moska është e lumtur të mbështesë pretendimet e Vuçiçit për grusht shteti, pavarësisht se çfarë marrëveshjeje ai arrin me Perëndimin, përfshirë edhe etiketën e preferuar “revolucioni me ngjyra” për të delegjitimuar protestat kundër projektit të Litiumit.
Nëse Rusia pretendon se një revolucion me ngjyra është duke u zhvilluar në Serbi, Vuçiç “mund ta pozicionojë veten si një luftëtar trim, pothuajse mitik kundër Perëndimit të keq, ndërhyrës”- shpjegoi Aleksandar Gjokiç.