Connect with us

Rajon

Pas dushit nga CIA, Vuçiç takohet me Milorad Dodik

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar me Presidentin ultra-nacionalist të Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – Millorad Dodik.

Ky takim vjen pasi që Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns, vizitoi fillimisht Bosnje-Hercegovinën dhe më pas Serbinë.

“Bisedë shumë e mirë me Presidentin e Republikës Srpska, Dodik. Takimi dominoi tema ekonomike, por ne gjithashtu bëmë një analizë të përbashkët të mundësive globale dhe rajonale” – ka shkruar Vucic në rrjetin social Facebook.

Pas vizitës së Burns, autoritari Dodik u tërhoq nga edhe nga deklarimet e tij përsa i përket shkëputjes së Republikës Srpska nga Bosnje-Hercegovina, duke theksuar se ai nuk e ka kontestuar ndonjëherë sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit (marrëveshja që i dha fund luftës atje në vitin 1995)

Dodik u shpreh se “lufta kundër terrorizmit është detyrë e gjithë botës së lirë dhe në këtë kuadër ishte domethënëse vizita e drejtorit të CIA-s.

Advertisement