Kosova
Çfarë shkruan Klix i Sarajevës: Vuçiç ka “folur” nga Dodik-u
“Kur shefi i CIA-s, William Burns përfundoi vizitën e tij në Bosnje dhe Hercegovinë, presidenti i njësisë së Republikës Srpska, Milorad Dodik lëshoi një mesazh që befasoi shumë njerëz” – keshtu ka shkruar Klix i Sarajevës.
Pas përfundimit të vizitës së Burns në Bosnje Hercegovinë, Dodik deklaroi se ai është një “njeri serioz” dhe pikëpamjet tij janë “inkurajuese.
“Republika Srpska kurrë nuk e ka kundërshtuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe shkëputja nuk ka qenë kurrë politika jonë,” – deklaroi Dodik në atë kohë.
Mirëpo, vetëm pak ditë më vonë, më saktë të dielën, historia u kthye në gjendjen e mëparshme, ndersa ai foli sërish për shkëputje.
“Nëse prekni pronën tonë dhe nëse ju shkon në mendje se jeni te fortë dhe se keni vendosur që prona i përket Bosnjë-Hercegovinës, Republika Srpska do të marrë vendim për pavarësinë”- tha Dodik, duke theksuar se me kete rast Bosnje Hercegovinën nuk do ta shpetoje as CIA.
Sigurisht, pas më shumë se 20 vitesh në skenën politike, vështirë se mund te befasohemi nga Milorad Dodik. Ai njihet për ndryshime të shpeshta qëndrimesh në vetëm pak ditë dhe që nga fillimi i karrierës së tij politike është diametralisht i kundërt me sot.
Gjithsesi, kjo situatë të kujton në mënyrë të papërmbajtshme retorikën e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Dikur një radikal, dhe sot një “progresiv”, Vuçiç ka një gamë të gjerë pikëpamjesh që, siç ndodh me Dodikun, shpesh ndryshojnë, por ajo që kalon nëpër mandatet e tij si kryeministër dhe president i një vendi fqinj po ndryshon historinë në varësi të se kush është audienca. Kur Vuçic flet para audiencës vendase, pikëpamjet e tij janë shumë më radikale. Megjithatë, kur audienca nga Beogradi, Novi Sadi apo Nishi lëviz në Bruksel, Paris apo Uashington, historia ndryshon krejtësisht.
Vuçic ne kete rast tregohet më i matur dhe merr qëndrime progresive për shumë çështje, si anëtarësimi në Bashkimin Evropian apo marrëdhëniet me liderët e vendeve perëndimore, të cilët “brenda natës” bëhen miqtë e mëdhenj të Serbisë.
Shembulli më i mirë i qëndrimeve “të lëvizshme” të Vuçiçit në raport edhe me vendin nga vijnë mediat, erdhi në fillim të tetorit të vitit të kaluar.
Vetëm një javë pas sulmit të një grupi serbësh të mbledhur rreth Milan Radoiçiqit ndaj policisë së Kosovës në Banjskë, Vuçiq dha një intervistë për CNN, ku ai foli për sundimin e ligjit dhe se Radoiçic do të ishte përgjegjës për atë që është bërë në veri të Kosovës.
Megjithatë, vetëm disa orë më vonë, Vuçic u shfaq në televizionin Happy ne Serbi, ku e cilësoi Radoiçicin si “patriot serb” që luftoi për “të drejtat e popullit serb në Kosovë”.
Dodik shpesh mburret me marrëdhënien fantastike që ka me Vuçicin dhe tani duket se ka filluar të përdorë edhe taktikat e tij.
Natyrisht, pas historive të Dodikut dhe Vuçicit qëndron interesi politik, duke e ditur se ata kanë nevojë për vota nga populli dhe për mbështetje nga të huajt, qoftë përmes financave, qoftë përmes retorikës.