Connect with us

Kosova

Vuçiç po e pret një moment të favorshëm për një sulm të armatosur në Kosovë

Profesori serb i Universitetit të Beogradit Ivan Videnoviq ka bërë një paralajmërim të rëndë.

Duke iu referuar fjalimit të presidentit serb në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Videonivq tha se Aleksandar Vuçiq po pret vetëm një moment të favorshëm ndërkombëtar për një sulm të armatosur në Kosovë

“Nëse bëni sikur nuk e kuptoni, po ju tregoj se Vuçiq tha në Nju Jork se Serbia nuk do të jetë kurrë një partner i besueshëm i BE-së, prandaj as anëtare e BE-së, sepse gjithmonë do të kërcënojë rrezikun e konflikteve rajonale dhe se Serbia po pret vetëm një moment të favorshëm ndërkombëtar për një sulm të armatosur në Kosovë” – deklaroi profesori nga Beogradi në platformën X.

Kujtojmë se Ivan Videnoviq ka kritikuar ashpër regjimin e Vuçiqit, dhe prej kesaj ai ka qene ne shenjester te sulmeve masive nga makineria mediatike nën kontrollin e regjimit në Serbi.

“Parimet e kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviqit janë ende të pranishme në Serbi” – keshtu ka theksuar profesori universitar ne nje interviste per The Geopost, teksa dhe shtoi se një politikë e tillë vetëm se është rikthyer në rrethana të reja ndërkombëtare dhe theksoi se tensionet në veri të Kosovës janë pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të presidentit serb, Aleksandër Vuçic

Advertisement