Kosova
URINIMI i ambasadorit amerikan/ Analistët: Deklarata e Hovenier tregon marrëdhëniet e këqija mes qeverisë dhe SHBA
Sipas shume analistëve, deklarata e ambasadorit amerikan në Prishtinë, Geoffrey Hovenier, për rrugën evropiane të Kosovës, nuk konsiderohet e mirë për Prishtinen zyrtare dhe reflekton marrëdhëniet e këqija në mes të qeverisë aktuale të Kosovës dhe SHBA-së.
Ish-diplomati dhe profesori universitar Blerim Çanaj ka thënë se kjo deklaratë ka për funksion t’u tregojë qytetarëve të Kosovës marrëdhëniet e këqija mes Kosovës dhe SHBA-së.
“Pavaresiht se cfare I thone diplomatet publukut votues, tani ka ardhur koha që opinioni të zbuloje se ku janë marrëdhëniet tona me Amerikën” – deklaroi Canaj
Kurse Selam Shkodra, njohës i çështjeve politike, vlerësoi se deklarata nuk është e mirë për Kosovën sepse, siç theksoi ai, fjala e ambasadorit amerikan ka peshë.
“Besoj se kjo deklaratë nuk tregon gjithçka për marrëdhëniet me SHBA-në dhe vendin tonë, sepse Deklarata të ngjashme ka pasur edhe nga ambasadorë të tjerë amerikanë”, theksoi Shkodra.
Të mërkurën, gjatë Samitit të Kosovës për Paqe dhe Demokraci (KPDS), Hovenier kishte një kërkesë të pazakontë për një diplomat. Duke cituar gjyshin e tij, ai tha se nuk duhet të urinoni në derën e klubit ku dëshironi të hyni.