Connect with us

Politike

Aksioni i opozitës në Kuvend/ Bardhi i prerë: Do të…

Partia Demokratike duket e vendosur që të mos lejojë zhvillimin normal të seancave plenare, në shenjë proteste dhe mosbindje, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të dënuar me 1 vit burg kolegun e tyre, Ervin Salianji.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi u shpreh se parlamentare Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për ta penguar zhvillimin normal të seancave plenare.

“Sa i takon seancës së nesërme, grupi parlamentar ka vendosur të bëjë gjithçka për të mos lejuar normalitet në seancën e nesërme. Strategjitë se çfarë do bëjmë do t’i mësoni aty, mos prisni detaje, pjesa dërrmuese e reagimeve tona janë spontante të diktuuara nga sjelljet e mazhorancës”, deklaroi Gazment Bardhi.

Edhe në seancën plenare të së hënës, opozita dogji karriget në pjesën e jashtme të Parlamentit dhe pati përplasje e akte dhune ndaj mazhorancës socialiste.

Për këtë gjë, policia procedoi penalisht dhe i referoi në SPAK 23 deputetë të opozitës. Mbetet për t’u parë nëse Prokuroria e Posaçme, do të vëjë nën hetim deputetët, ndërsa akuzat e ngritura ndaj tyre janë të rënda, si goditje për shkak të detyrës dhe shkatërrimi i pronës me zjarr.

Protesta e opozitës do të kulmojë në Tiranë, në datën 7 Tetor, ku prej ditësh ftohen qytetarët për pjesëmarrje masive.

Aksioni i opozitës u përshpejtua pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, ndërsa prej kohësh Partia Demokratike, ka shpalosur kërkesën e saj për qeveri teknike, përpara zgjedhjeve që do të mbahen në Maj të vitit të ardhshëm.

Advertisement