Aktualitet
Shi dhe vranësira në këto orë të ditës, ja parashikimi i motit për nesër
Moti ditën e nesërme parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s por, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10m/s.