Connect with us

Kronike

“Ishte e njëjta skemë”/ Gazetari reagon ashpër: Berisha ka tmerr nga fjala burg

Analisti Denis Dyrnjaja komentoi në një emision televiziv protestën e mbrëmshme të opozitës në rrugët e Tiranës ku nuk munguan thyerja e xhamave dhe hedhja e molotovëve, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe policëve.

Dyrnjaja theksoi se skema e djeshme e opozitës dhe PD-së është parë shumë herë dhe është një ripërsëritje.

‘Ishte e njëjta skemë që e kemi parë. Besoj se ishte një protestë me molotov si  ato që i ka bërë normale. Thjesht agjendë më e ngjeshur në pikat ku do hidhej molotovi. Për herë të parë i vihet flaka një selie partie politike. Ka patur shumë kriza në vend, nuk ka ndodhur në historinë politike. E çuditshme pse ndodhi. Ka qenë e programuar. Ishte brenda një skenari të paracaktuar. Ajo që bën fals këtë mosbindje ajo që u reklamuar si protestë e popullit, e lirë. Po i njëjti leksik, e njëjta gjuhë refraktare. Çfarë prodhon? Duhet të ketë produkt.’

Sipas Dyrnjasë dje kishte një mosbindje të qytetarëve të Tiranës ndaj PD dhe opozitës.

‘Dje ndodhi mosbindje, por nga qytetarët e Tiranës. E ndoqa live, në një moment u fut rrugët ku penetronin makinat. Makinat u bllokuan u bë trafik, por nuk doli askush nga makinat për tu solidarizuar. Ishin dy popuj të ndarë. Nuk po lexojnë drejt atë që duhet të shkoj si mesazh tek njerëzit. Në këtë vend ka njerëz të pakënaqur sa të duash. Është normale. Fakti që nuk asociohet me popullin tjetër, me qytetarët, nuk e përcjell dot mesazhin është ngërçi i vërtetë që ata kanë. Kemi disrakordancë mes militantëve me popullin. Këta ngrihen dhe thonë lironi Berishën, Berisha u fut vetë në arrest. Kemi disrakordancë me qëllimet e qytetarëve. Nuk bashkohet njeri të vijë Flamur Noka në pushtet me Berishën.’

‘Çështja kush dhe në çmasë aplikohen këto kritere të mosbindjes civile. Dje, ajo që duhej të ndodhte nuk ishte mosbindje civile, ishte revoltë.’

Sipas tij, Berisha nuk zbret nga kati i tetë për mosbindje, pasi ka frikë nga burgu. Kërkon të duket i fortë tek të vetët por është më i pafuqishëm se kurrë.

‘Berisha ka tmerr nga fjala burg. Jo se do ndodhi vërtetë. Por vetëm makthi, që tani nuk kontrollon më drejtësinë. Kërkon të injektojë tek të tjerët mosdorëzim. Por është më i pafuqishëm se kurrë. Është i marrë fund. Është dhe fati i keq i opozitës. Në momentin që bëhej gati protesta u rastisa në rrugë me Arlind Qori, që proteston shpesh në Tiranë. Po nxirrte diku fëmijët. Ishte i painteresuar për kauzën. Kauza në thelb të saj nuk ka interes qytetar, por mirëfilli personale të individëve. Nëse nuk janë në listën e deputetit nuk do dinë se ç’të bëjnë. Nuk kanë profesion. Janë në garë kush të bjeri më shumë në sy të Berishës.’

Dyrnjaja shton se ka ikur koha e kallashnikovit në këtë kohë kur jetojmë dhe njerëzit largohen nga ata që përdorin dhunën.

‘Kanë ikur koha kur fliste kallashnikovi. Sa më shumë evokohet gjuha e forcës aq më shumë largohen njerëzit. Tek rruga e barrikadave po darkonin njerëzit, u çuan të tmerruar nga lokalet. Dhe kjo e nervozoi Palokën që tha duhet të çohen nga kafetë. Nuk është problemi tek ta, shihe tek vetja.’

Advertisement