Connect with us

Politike

Bushati: Opozita s’ka forcë t’i imponohet Ramës përmes dhunës

Analisti Andi Bushati tha se me mjetet që përdori opozita në protestën e mbrëmshme nuk e arriti qëllimin e saj.

Më tej, Bushati tha se qeveria teknike nuk mund të arrihet duke shtuar se opozita nuk ka forcë t’i imponohet kryeministrit Edi Rama përmes dhunës.

Bushati: Protesta e djeshme nuk ishte për sensibilizim ,por tentative për t’u imponuar përmes dhunës. Aq dhunë sa u demonstrua mbrëmë mund t’ia heqë dyllin nga veshët kësaj qeverisje? Jo. Mjeti që u përdor nuk e arriti qëllimin.

Krichbaum është renegat. E mbaj mend kur e vinte Basha të fliste pro opozitës, këta i thonin i shitur. Duhet të jetë mësim për opozitën, që opozita nuk mund të ngrejë kauza me njerëz që i korrupton.

Po pres me çudi, që ambasadat edhe kur digjen dy karrige reagojnë, nuk reaguan për dhunën e kësaj proteste, ndoshta nuk ka qenë aq e madhe, sa prisnin ata.

Jo nuk mund të arrihet dhe për mendimin tim është non sens, sepse opozita kërkon qeveri teknike ngaqë Rama ka kriminalizuar dhe ka kapur totalisht shtetin. A mundet një njeri që ka kapur shtetin të dorëzojë atë që ka marrë përmes këtij kriminalizimi? Duke absurde. Do thuash do e bëjë me forcë. Po a ka forcë kjo opozitë sot t’i imponohet Ramës përmes forcës dhe dhunës, unë them jo.

Advertisement