Connect with us

Aktualitet

“Piu kafen e fundit te unë”/ Miku i astrologut zbulon pse u vetëvra Jofiel Koço?

Pak ditë me parë, astrologu i njohur, Jofiel Koço, i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të 7-të të një pallati në qytetin e Korçës.

Kjo ngjarje e papritur ka shkaktuar dhimbje dhe habit e shumë të njohur të tij. Një mik i tij, te i cili Astrologu konsumonte kafen e mëngjesit tha se edhe ditën kur kreu aktin e vetëvrasjes, astrologu kishte shkuar për ta takuar.

Ai tha se duke qenë se e takoi pak para vetëvrasjes, nuk kishte arritur ta besonte se Jofiel Koçon, tashmë nuk do e shikonte më.

“Në orën 6 pa 20, ishin me gruan pinë kafenë këtu edhe me djalin dhe dolën. Në mëngjes në 6 pa 20 e takoj unë, turi shpejt o ke dalë, i thashë, do ikësh në Tiranë? Jo më tha këtu jam. Në 7 e gjysmë vjen e shoqja, e më pyeti nëse Tori (Jofieli) ishte brenda. Jo it hash unë, takova në mëngjes po iku në punë. Nga ora 8 e 10 erdhën e më thanë. Unë u thash mos u merrni me llafe. Se nuk mund ta besoja. Një njeri që e shikon në moment, edhe tani nuk mund ta besoj.”, tha pronari i kafesë ku Jofiel Koço pinte gjithnjë kafen,

Sipas raportimeve te gazetareve ditën e ngjarjes ai do të shoqëronte në ditën e parë të fakultetin e Korçës, njërën prej vajzave të tij. Gjithashtu ai kishte vënë në dijeni punëdhënësin se nuk do të paraqitej në punë pasi merrej me shpërndarjen e vajrave ushqimore.

Advertisement