Connect with us

Politike

“Rama një frikacak”/ Maliqi: Do të ketë protesta masive edhe në rrethe

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka qenë i ftuar në një emision ku foli për protestën kombëtare të mbajtur nga opozita mbrëmjen e së hënës.

Maliqi e konsideroi kryeministrin Edi Rama si një frikacak që bën trimin me gardistët dhe banditët, teksa sipas tij, nuk mund të digjet Tirana, pasi e ka djegur më parë “Babloku i Surrelit”, duke iu referuar kreut të Qeverisë.

Maliqi paralajmëroi se do të ketë protesta masive edhe në rrethe, deri në plotësimin e kërkesës për Qeveri teknike.

Maliqi: Këta po japin gaz helmues qytetarëve. Jam habitur me ambulancë, me çfarë nuk u hodh, gaz ndaj turmës ku ishim paqësore te selia e Kuvendit. Pa merak se nuk do të digjej Tirana sepse e ka djegur Babloku i Surrelit. Ky frikacak që bën trimin me gardistë dhe banditë, i janë tronditur themelet. Opozita do të vazhdojë aksionin dhe të mos ketë jetë të qetë parlamentare. Do të kemi protesta masive edhe në rrethe. Nuk ka më qetësi në këtë shtet derisa të kemi krijimin e qeverisë teknike. Pse ky hajdut ordiner që ka blerë gjithë Surrelin, me të shoqen, pse ka frikë nga Berisha dhe e mban në arrest. Pse ka frikë nga Salianji për ta gjunjëzuar sepse i jepte fitoren PD-së në Elbasan. Pse e ka frikë Berishën të zbresë në terren?

Advertisement