Connect with us

Bota

“Trump komunikon fshehtazi me Putinin”/ Çfarë zbulon gazetari amerikan për ish-presidentin

Një libër i ri nga gazetari veteran i Watergate, Bob Woodward treton se Donald dërgoi fshehurazi testet e Covid-19 tek Vladimir Putin për përdorim personal kur ato mungonin në SHBA. Por ky pretendim u hodh menjëherë poshtë nga Trump.

Libri  i titulluar “Lufta” përfshin gjithashtu një pretendim se Trump ka pasur kontakte të fshehta me Putinin, edhe pse nuk është ishte më president.  Si përgjigje, ish-presidenti Trump reagoi për mediat amerikane duke u shprehur: Ai është një tregimtar i keq dhe ai ka humbur mendjen e tij.

"Trump komunikon fshehtazi me Putinin!"/ Gazetari amerikan për

Putin dhe Trump

Sipas një raporti nga New York Times, libri përshkruan një skenë në të cilën një ndihmës i Trump u urdhërua të dilte nga zyra e Trump në Mar-a-Lago, në mënyrë që ish-presidenti të mund të bënte një telefonatë me Putinin. Ndihmësi i paidentifikuar thuhet se tha se të dy mund të kenë folur disa herë herë që kur Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë në 2021. Të mërkurën, Kremlini mohoi që dyshja të kishte folur.

Libri nuk thotë se çfarë diskutuan dhe citon një zyrtar të fushatës së Trump që hedh dyshime mbi kontaktin e pretenduar.

Woodward, i cili u bë i famshëm për rolin e tij në zbulimin e skandalit të “Watergate” që rrëzoi presidencën e Richard Nixon, ka shkruar disa libra më të shitur bazuar në aksesin në burime të nivelit të lartë.

Duke e quajtur Woodward-in “të çmendur”, zëdhënësi i fushatës së Trump tha: Woodward është një burrë i vogël i zemëruar dhe është qartazi i mërzitur sepse Presidenti Trump po e padit me sukses për shkak të publikimit të paautorizuar të regjistrimeve që ai bëri më parë.

Advertisement