Connect with us

Politike

‘Rama i dhuron tokë Gjikurisë’/ Malltezi: SPAK nuk i përmend emrin

Drejtuesi i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar lidhur me vendimin e djeshëm të Qeverisë për kalimin e një sipërfaqeje toke prej 21 979 m² në bregdetin e Jugut në pronësi të kompanisë “Gjikuria” për të ndërtuar resortin “White Roads Hotel”.

Në një deklaratë për mediat, Malltezi tha se kryehajduti quhet Edi Rama, por sipas tij, për SPAK-un, ai është si Voldemort, njeriu i cilit nuk i duhet përmendur emri.

Sipas Malltezit, epshi i Edi Rames për të vjedhur tokat e himarjoteve nuk ka kufi, prandaj dhe e burgosi Fredi Belerin me dëshmimtarë të rremë që i doli si pengesë.

Ai tha  më tej se dhënia e tokës në pronësi të Gjikurisë është një çështje e shkeljes së ligjit, është një shkelje e mjedisit, por mbi të gjitha është çështje korrupsioni dhe vjedhjeje

DEKLARATË PËR MEDIA DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË MJEDISIT NË PD, JAMARBËR MALLTEZI

Kryehajduti quhet Edi Rama. Por për SPAK-un, ai është si Voldemort – “he who should not be named”! (ai të cilit nuk i duhet përmendur emri). Epshi i Edi Rames për të vjedhur tokat e himarjoteve nuk ka kufi. Kur i doli një pengesë e quajtur Beleri, e burgosi me dëshmitarë të rremë të paguar dhe me dreqtësinë e kapur peng.

Vodhi toka e i ndau me vendime te personalizuara qeverie per bandat plaçkitëse te tij. Fillimisht grabiti tokë publike me Xhaçkën, dhe ndonëse Jorgo Goro është në burg, hoteli i Xhaçkës rritet çdo ditë dhe vetë ministres nuk i hyn gjemb në këmbë se nuk lejon Voldemorti. Pa harruar vendimin e personalizuar të qeverisë për gaztorin e tij Paja. Edi Rama vodhi 224,000 m2 tokë në Vuno-Gjipe pa asnjë letër kadastrale, por përsëri SPAK nuk guxon as t’i përmendë emrin hajdutit.

Së fundmi, Edi Rama ka nxjerrë një vendim tjetër të personalizuar: NDRYSHIM DESTINACIONI të 22 hektarëve tokë që ishin pyje dhe kullota dhe GRABITJE për ndërtim hoteli për shoqërine “White Roads Hotel” me pronarin e të cilit, Gjikurinë e famshëm, ndan trastat. Të nderuar qytetarë, Dhënia e 22 mijë metrave tokë kullotë për ndërtim është vetëm hapja e siparit të skemës së Edi Ramës për Himarën.

Kjo është arsyeja se pse e dënoi Belerin sepse donte të kishte dorë të lirë në ndarjen e Himarës, territorit të fundit ende të paprekur të bregut jonian. Kjo është një cështje e shkeljes së ligjirt, është një shkelje e mjedisit, por mbi të gjitha është cështje korrupsioni dhe vjedhjeje. Investitorët që Rama i quan strategjikë janë të tillë vetëm për pasurimin e Kryeministrit dhe oborrit të tij. Himara dhe gjithë Shqipëria vetëm zhvaten. Çdo ditë shqiptarët shohin vjedhjet e pacipa të Edi Ramës dhe bandës së tij dhe çdo dite shqiptarët ndihen të pafuqishëm dhe largohen nga vendi i tyre.

Ndaj çdo ditë Edi Rama ndihet më i fuqishëm dhe kryen grabitjen e rradhes. Ndërsa “palaçot e fëmijëve tanë” janë bërë lecka ku Edi Rama fshin këmbët. Këto vendime janë në dhunim të plotë të MSA që kërkon garë të hapur nëse ke një tokë e do të ndërtosh hotel duhet t’a shpallësh me garë të hapur pasi mund te kete oferta me te mira (1) për banorët vendas, (2) për nxitjen e ekonomisë e turizmit, por dhe (3) më miqësore per mjedisin. Pse nuk behet gare? Pse dhunohet MSA? Thjesht, sulltanit nuk ia ndjen as për banorët, as për MSA e as për ekonominë. Veç të vjedhë me bandat e tij që pastaj t’i përdorë për të blerë vota siç e demonstroi në Shkodër.

Disa kanë zgjedhur ikjen nga ky vend si të kish rënë kolera, disa ulin kokën e fshihen, ndërsa ne, Partia Demokratike, kemi zgjedhur të përballemi dhe t’i themi të vërtetat në sy. Të përballemi me të keqen me çdo cmim. Nuk fitojmë asgjë, përkundrazi burgosje politike, por është detyrim ndaj Shqipërisë, është betejë për dinjitetin e kombit.

Advertisement