Connect with us

Politike

Trondit gazetari: Kjo polici me urdhrat që po merr është gati të vrasë deputetët

Gazetari Basir Çollaku, i cili foli mbi situatën e ndodhur pak ditë më parë në Kuvendin e Shqipërisë, ku deputetët e PD u dhunuan nga forcat e policisë dhe ato të FNSH-së.

Çollaku u shpreh se, parlamenti është kthyer tashmë në një vend ku demokracia dhe pluralizmi po vritet dhe një vend ku të gjithë urdhrat po i jep Rama.

Gazetari u shpreh se kjo qeveri aktuale dhe kjo polici me urdhrat që po merr është e gatshme të vrasë dhe deputetët.

“Ai nuk është parlament ato janë vrasës të pluralizmit dhe demokracisë. Pra drejtuesi, mazhoranca e kuvendi, ata të quajtur ligjvënës. Aty ke një individ, Ramën që jep porosi dhe ata kokëulur qojnë kartonët, kjo është e turpshme. Edhe morale edhe penale, ajo është një nxitje për luftë civile e bërë nga mazhoranca. Një doganiere aty në krye të kuvendit e cila ka pasur akuza për probleme me drejtësinë të pahetuara.

Pse nuk po hetohet zonja Spiropali. Ti je pjesë e ligjit antimafia, unë pres të sillesh me norma demokratike në parlament, ata e kanë poshtëruar, zaptuarë. Aq më tepër futja e policisë, prekja e deputetit, si nxjer armën kundër një deputeti, janë në terezi kta. Kush ja jep këtë porosi dhe këtë fuqi. Ata janë gati për të vrarë, këta vrasin deputetët në sallë.

Imagjino cfarë i bën ai qendrave të votimit nesër me këtë sjellje ushtarake, diktatoriale që bën sot në parlament. Në atë sallë ku pretendohet që institucionet të jetojnë.

Në këtë formë aty është rrepart ushtarak, ku vijnë dhe të gjitha forcat e armatosura të kontrrolluara nga Edi Rama…”, tha Çollaku.

Advertisement