Politike
Pritet mbërritja e Metës në Policinë e Tiranës/ Blushi: E nxorrën me forcë nga makina
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur për gazetarët jashtë ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku pritet të mbërrijë kreu i PL-së, Ilir Meta pas arrestimit.
Blushi e ka cilësuar arrestimin si akt terrorist të menduar. Ai tha se kjo do të marrë një përgjigje të pamëshirë, ndërsa i ka cilësuar pamjet e arrestimin si skena të pahijshme.
“Kemi të bëjmë me një akt terrorist. Sigurisht të menduar. Kanë tentuar ta nxjerrin me forcë nga makina, persona të armatosur, terroristë pa u prezantuar. Do të marrin një përgjigje të pamëshirë. Asnjë akuzë nuk ekziston nga ato që fabrikon kjo strukturë terroriste në media. Përgjigjen këta terroristë, me në krye këtë fëlliqësirë do ta marrin. Kemi të bëjmë me një akt të mirëfilltë terrorist, nga Bin Ladeni i drejtësisë shqiptare Altin Dum Dumani. Ato skena janë të pahijshme dhe sigurisht do të marrin ndëshkimin e shqiptarëve të ndershëm e patriotë”, tha Blushi.