Connect with us

Kosova

Hamza s’e përjashton koalicionin me LVV-në, ndonëse preferon partitë e ish-opozitës

Kandidati i Partisë Demkratike për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se partitë politike duhet të arrijnë një marrëveshje të shpejtë për ndërtimin e institucioneve të reja qendore, duke bërë të ditur se gjithashtu se nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, përfshirë fituesen e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Asnjëherë gjatë rrugëtimit tim politik nuk kam vendosur vija të kuqe, nuk kam vendosur as në këto zgjedhje, dhe besoj që nuk është e mirë që të kemi vija të kuqe, kemi qenë gjithmonë të hapur për biseda, e kam dhënë preferencën time se më e shëndetshme për vendin është krijimi i qeverisë prej partive që kemi qenë në opozitë, por kjo varet prej numrave, por megjithatë nuk kam qenë përjashtues”, ka deklaruar kreu i PDK-së

Hamza, gjithashtu, ka insistuar se për të siguruar themelimin e shpejtë të institucioneve, marrëveshja politike duhet t’i paraprijë konstituimit të kuvendit, formimit të qeverisë së re dhe, rrjedhimisht, zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.

Ndryshe, numrat nga rezultatet preliminare ofrojnë mundësi reale për formimin e qeverisë së re nga Lëvizja Vetëvendosje, por pa një kompromis për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ekziston drojë se vendi rrezikon të rrëshqasë drejt një krizë të re.

Advertisement