Kosova
BLLOKIMI I KOSOVES, OSMANI AKUZA KURTIT
Bllokimi politik në Kosovë nisi sapo në pushtet erdhi administrata Trump. – Kjo është një nga deklaratat më të forta të Vjosa Osmanit në intervistën e saj për CNN, referuar sjelljes politike të Albin Kurtit përballë ndërkombëtarëve dhe dëshirës së tij për protagonizëm, në atë që presidentja e Kosovës e quan “one-man show”.
Për këtë model, Osmani tha se Kosova nuk ka më nevojë, duke thumbuar njëkohësisht edhe liderët e vendeve të tjera të rajonit, përfshirë Aleksandër Vuçiçin.
Osmani foli për kompromis dhe për gatishmërinë për të biseduar me të gjitha subjektet politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, me përjashtim të partisë serbe që, sipas saj, është përfshirë në sulmet terroriste në Banjskë.
Ajo u ndal edhe te puna e saj në krye të shtetit për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, ndërsa duket se, pas krizës politike në vend, këto objektiva janë larguar.
Në prezantimin e saj për shikuesit, CNN e përshkruan Kosovën si shtetin më të varfër në Evropë, ndërsa kjo situatë, sipas raportimit, po rrezikon edhe marrëdhëniet me Perëndimin.