Aktualitet
Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit
Postimet e fundit të shkrimtarit dhe ish-politikanit Ben Blushi kanë ndezur një tjetër “zjarr”.
Blushi, i njohur për penën e tij të mprehtë zgjodhi të ironizonte protestat e fundit me një pyetje retorike mbi Zvërnecin, flamingot dhe oligarkët vendas e të huaj.
“Protesta thotë se tokat tona nuk duhet t’u jepen të huajve. Bukur.
Pra nëse Zvërnecin e ndërton një oligark shqiptar flamengot do kthehen në shtëpi?”, u shpreh Blushi.
I gjendur menjëherë nën një rrebesh reagimesh negative, ai u rikthye me një status të dytë me tone mjaft të ashpra.
I fyer nga ajo që e quajti “rrugaçëria e Facebook-ut”, Blushi kërkoi të kujtonte se tashmë është thjesht një qytetar privat që i është kushtuar tërësisht artit.
“Vetem ne Shqiperi ndodh qe nje njeri qe poston nje foto per kenaqesine e vet ne faqen e vet shahet dhe fyhet nga qindra rrugace facebooku. Cfare qeniesh jeni ju qe nuk lini gje pa shkruar pa marre parasysh se kete faqe e lexojne femijet e mi, familja ime, miqte e mi dhe cdo njeri qe me do? A keni ju familje, nder dinjitet qe ofendoni nje qytetar privat i cili nuk ka asnje pergjegjesi per cfare po ndodh sepse ka ikur me vullnet nga politika per t’iu kushtuar artit?”, u shpreh ai.