Connect with us

Kosova

HARTA E KOSOVES/ Trump korrigjon Kamalën, eksplorohet ideja e korrigjimit të kufijve

Frank G. Wisner ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në “Bisedimet për Statusin e Kosovës”, nuk e ka përjashtuar mundësinë që me zgjedhjen e Donald Trump, si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ky i fundit mund të eksplorojë idenë e korrigjimit të kufijve si zgjidhje të shpejtë.

“Nëse Trump bie ne ndonjë marrëveshje me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe që i përshtatet, ai nuk do ta pres Kosovën që të bindet” – ka thënë diplomati amerikan

Kosova, në vlerësimin e tij, duhet të jetë e shkathët dhe të sigurohet që ka mbështetje të fortë nga evropianët.

“Por, rrugëtimi i saj mund të jetë e vështirë”, ka pohuar Wisner

Ndërkohë në rast se drejtimin e Shtëpisë së Bardhë e merr kandidatja e Demokratëve, Kamala Harris, Wisner, ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk pret ndonjë lëvizje qe Serbia te njoh shtetësinë e Kosovës.

“Unë mendoj se administrata e Kamala Harris do të ndiqte synime më pak ambicioze dhe do të bënte përpjekje te ulte Kosovën dhe Serbinë në një tryezë bashkë me evropianët. Do të synonte përparime më të vogla në ekonomi, tregti, kulturë, lëvizje të lirë, në gjëra të cilat fillojnë ta ulin temperaturën mes dy vendeve”, ka shtuar Wisner.

Advertisement