Politike
Nxehet Flamur Noka/ Përplaset me gazetarin: Mos më trego përralla mua, po bashkohu me ne
Radha e fjalës ka nxitur debat në studion e emisionit ‘Open’, me deputetin e PD-së Flamur Noka i cili u shpreh se ai duhet të dëgjohet, ndërsa e cilësoi veten kryesor në panelin e të ftuarve.
Një gjë e tillë është kundërshtuar si nga analisti Fitim Zekthi, ashtu dhe nga moderatorja e emisionit Eni Vasili.
Zekthi: O Flamur shqiptarët e dinë shumë mirë kush është kjo qeveri.
Noka: të lutem nuk të ndërhyra. Unë jam politikani, unë jam kryesori këtu.
Zekthi: Jo nuk je kryesori. Politikanët nuk janë kryesor.
Noka: Më lër të mbaroj, mos ndërhyni. Cdo ndërhyrje është t’i bësh opozitë opozitës
Vasili: Pse?
Noka: Moj zonjë nëse ju flisni me njëri tjetrin, jo unë si opozitë, unë iki.
Vasili: Ju do flisni me ne apo me vete. Fitimi ju bëri një parashtrim dhe unë e lidha me parashtrimin e tij.
Noka: 33 milionë euro janë vjedhur nga bujqësia, pse shqetësoheni?
Vasili: E para shqetësohemi se janë vjedhur, njësoj si ty. Nuk kemi asnjë shqetësim tjetër
Noka: Ajo zonja që është përdorur për ti vjedhur fshihet në një zyrë në Kryeministri drejtoreshë e madhe. Fermerëve u mungojnë 120 milionë euro sepse janë vjedhura ato të parat dhe OLAF thotë se po s’u nxorën përgjegjësie e të parave nuk u gjetën përgjegjësit.
Më pas, Flamur Noka u përplas dhe me Mentor Kikian.
Kikia: Si do ta marrin këtë votë masive. Kaq shumë njerëz të pakënaqur pse nuk puqen në të njëtën pikë me opozitën? Është problemi i popullit apo opozitës? Ka në këtë vend njerëz që mbështesin një opozitë që të rrezatojë alternativë
Noka: O Mentor, për çfarë alternative flet? Zbrit me këmbë në tokë. Unë them del banda dhe i bën naftën alternativës tënde.
Kikia: Me këmbë në tokë jam. Ku i ke bandat?
Noka: Je në vete apo jo?
Kikia: Ku i ke bandat, merri dhe ti bandat tuaja dhe luftoni?
Noka: Jam opozitë. Unë jam forcë demokratike, jo forcë bandidtësh.
Kikia: Kupto se ka të bëjë me bisedën, është metaforë. Ka dy rrugë, luftë me banda ose me votë masive. Unë them me votë masive.
Noka: S’i dua bandat.
Kikia: Teorikisht janë dy mënyra. Një rrugë është me bandat, tjetra me votë masive. Pse nuk ju vijnë njerëzit?
Noka: Më dëgjo! Kur them unë vota e lirë, ti mos iu shmang votës së lirë. Kur them unë se PD dhe opozita fiton me mbi 60% sot po të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri do të thotë që se them kot. Kemi bërë dhe ne studimet tonë. Shko në Shkodër, shko në Elbasan. Banda con ushtarët në 100 familjet e lagjes tënde. Sepse drejtorët e policisë shoqërojnë bandat. Pse nuk reaguat kur u emërua drejtor policie Ilir Proda, është investim i bandave. Regjimi rrëzohet nuk mundet.
Kikia: Po rrëzoje pra. Ndaje mendjen.
Noka: Bashkangjitu ose shërbeji regjimit. Kjo është rruga. Teori e përralla nuk dua.
Kikia: Si urdhëron! Nëse do qeveri teknike nuk mund të protestosh njëherë në muaj. Ose kërko qeveri teknike derisa ta arrish, ose bindi qytetarë që me votë masive do të mund.