Connect with us

Kosova

VJOSA KERKO FALJE/ Predha të vonuara në kuvend ndaj Albin Kurtit

Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që t’i kërkojë falje Kosovës e cila, sipas tij, me koalicionin që ka bere me Albin Kurtin, e ka sjelle kete te fundit ne pushtetin qe sot presidentja e kritikon me të madhe. Sipas Haradinajt, Vjosa Osmani është pjesë e zhvillimeve të dëmshme për Kosoven.

‘’Kam dysimet e mia se presidentja beson në ato qe tha ne fjalimin e saj ne Kuvendin e Kosoves. Ne prej kater vitesh I kemi bere thirrje Vjosa Osmanit që t’i thërras vetëdijes dhe ndërgjegjes, dhe ti tregonte qytetarëve se zhvillimet ne Kosove nuk janë ne rruge te mirë. Por me mirë vonë se kurrë. Eshte luajtur shumë bixhoz dhe pabesi ndaj Kosovës pikërisht nga ky koalicion, nga kjo shumicë të cilës i ka takuar edhe presidentja Osmani. Ajo duhet t’i kërkojë falje Kosovës se pse e ka krijuar një shumicë të këtillë. Pse e solli dhe e mbajti në pushtet gjithë këto vite Albin Kurtin’’ – deklaroi Ramush Haradinaj.

Kujtojme se presidentja Osmani ne fjalimin e saj para deputeteve kritikoi kryeministrin Albin Kurtin për paaftësi në ndërtimin e marrëdhënieve me aleatët dhe për nënshtrimin ndaj burokratëve të BE-së dhe VMRO-së si dhe eshte shprehur kunder politikave të Kurtit, të cilat Osmani i quajti “bixhoz” dhe “bukëpërmbysje.

Advertisement