Kosova
TRUMP FLET PER TERRITORET/ Kosova si eksperiment, mund të ringjallet lufta me Serbinë
Politologu Ognjen Gogiç tha se ideja e shkëmbimit të territoreve, e cila përmendet si opsion pas rizgjedhjes së Donald Trump në krye të SHBA-ve, mund ta patentojë Kosovën si një model të suksesshëm që më pas mund të aplikohet edhe në Palestinë e Ukrainë.
“Ideja e shkëmbimit të territoreve varet kryesisht nga aktorët lokalë. Në vitet 2017 dhe 2018, dukej se si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë po mendohej se kjo situatë mund të zgjidhej përmes demarkacionit, pra shkëmbimit të territoreve. Ketu administrata Trump gjeti terren pjellor. Por vetë aktorët vendas, Beogradi dhe Prishtina, e kuptuan se kjo nuk ishte mënyra më e zgjuar për ta zgjidhur këtë çështje. Në këtë kuptim, nuk pritet që Trump ta detyrojë implementimin e idesë, por ai mund ta paketoje realizimin ne kembim te ndihmave ekonomike për disa projektet infrastrukturore”, – deklaroi Gogić, i cili per momentin, beson se nuk ka interes për këtë lloj zgjidhjeje as në Beograd, as në Prishtinë.
“Sidomos tani kur në pushtet në Prishtinë është Albin Kurti, i cili në fakt duket si dikush që eshte gati te kerkoje territore të reja dhe jo që do të dorëzonte ndonjë pjesë të Kosovës”, theksoi Gogic qe gjithashtu kujtoi se plani i Trump për Palestinën ne vitin 2020 përmendte shprehimisht idenë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje për mosmarrëveshjet me Izraelin.
“Po ne ate kohe qarkullonte një version sipas të cilit ekzistonte gatishmëria që mosmarrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës të zgjidheshin me shkëmbim territoresh. Konkretisht veriu i Kosovës për Luginën e Preshevës. Nga ajo përvojë, mund të presim që në një moment te caktuar ajo çështje të riaktivizohet, pasi Trump është padyshim i prirur për zgjidhje territorial” – potencoi politologu dhe theksoi se kjo lidhje është e mundur përkundër faktit se ka konflikte të armatosura në Rripin e Gazës dhe Ukrainë, dhe në Ballkan Kosova është një çështje e pazgjidhur politike.
“Por ka ende çështje të pazgjidhura dhe në fakt është e mundur të imagjinohet që Trump, në të njëjtën paketë, si për Ukrainën qe propozon t’i lëshojë territore Rusisë dhe kështu t’i japë fund luftës, po kështu, çështja e Kosovës mund të dalë sërish në rend dite dhe të shohë rrugën e zgjidhjes.
Në fakt, në Kosovë, shkëmbimi i territoreve dhe delimitimi mund të patentohen si mënyrë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Nëse për çështjen e Kosovës del se ajo funksionon si një mekanizëm që mund të çojë në marrëveshje paqe, atëherë e njëjta gjë mund të propozohet edhe për Ukrainën dhe Palestinën” – deklaroi Gogic.