Kosova
SFIDON VUÇIÇ/ Putin i fut krahun e luftës manjatit të konflikteve
Njohësi i çështjeve politike për Rusinë dhe Euroazinë, Maksim Samorukov, tha se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic ka arritur t’i menaxhojë me sukses marrëdhëniet e tij me presidentin Vladimir Putin, pavarësisht faktit se u zbulua që Serbia po i shet armë Ukrainës. Mirëpo sipas tij gjithë bashkëpunimi i sigurisë ndërmjet Rusisë dhe Serbisë është ndalur që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
“Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë kanë ndryshuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por megjithatë Vuçiq është ende në gjendje të marrë atë çka i intereson nga Rusia. Nëse ai do gaz të lirë, e siguron për pak muaj dhe nënshkruan kontrata disa vjeçare me Moskën. Përveç Serbisë nuk kanë mbetur shumë vende të tjera në Evropë që marrin akoma gaz nga Rusia, teksa kjo e fundit ka heshtur edhe kur Serbia ka dërguar armë përmes palëve të treta në Ukrainë” – deklaroi Samorukova
Kujtojme se së fundmi, Aleksandar Vuçiq mirëpriti ftesën nga Vladimir Putin për 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore që do të organizohet në Moskë më 9 maj 2025.
Samorukov, tha se kjo ftesë tregon se rrethanat politike po ndryshojnë sepse që kur nisi lufta në Ukrainë, Vuçic asnjëherë nuk eshte takuar personalisht me Putinin dhe se Vucici nuk është fare i interesuar që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Ai e preferon që kjo gjendje të vazhdojë kështu për një kohë të gjatë. Por, gjithashtu nuk është se kemi parë ndonjë presion nga BE-ja ndaj Vuçiqit që ai ta ndërpresë bashkëpunimin me Rusinë. Gjithashtu nuk pres që diçka do të ndryshojë në këtë drejtim duke pasur parasysh edhe ardhjen e Donald Trump, i cili nuk shqetësohet për bashkëpunimin mes Rusisë dhe Serbisë” – theksoi njohësi i çështjeve politike për Rusinë dhe Euroazinë.