Bota
Parlamenti në Iran legalizon martesën për vajzat deri në 9 vjeç
Ligjvënësit irakianë dhe grupet e të drejtave të grave kanë reaguar me ankth ndaj miratimit të një ligji nga parlamenti irakian që lejon vajzat të martohen që nga mosha 9-vjeçare. Aktivistët janë shprehur qartë se një ligj i tillë vetëm sa legalizon përdhunimin e fëmijëve. Sipas ligjit të ri, i cili u miratua dje, më 21 janar, autoritetet fetare kanë fuqinë të vendosin për çështjet familjare, duke përfshirë martesën, divorcin dhe kujdestarinë e fëmijëve.
Ligji i ri shfuqizon atë të miratuar në vitin 1950 për ndalimin e martesave tek personat nën 18 vjeç.
“Kemi arritur fundin e të drejtave të grave dhe fundin e të drejtave të fëmijëve në Irak,”-tha avokati Mohammed Juma, një nga kundërshtarët më të ashpër të ligjit.
Martesa e fëmijëve është një çështje që prek shumë në Irak, ku 28 përqind e vajzave janë martuar para moshës 18 vjeç.
Kjo sipas të dhënave të një sondazhi të Organizatës së Kombëve të Bashkuara, e publikuar në vitin 2023. Në vend që të ndryshohen ligjet kundër martesave të fëmijëve, ligji i ri e lejon, por sipas një tradite islame që përfshin një kontratë martese. Për myslimanët shiitë, të cilët përbëjnë shumicën në Irak, mosha minimale e martesës për vajzat do të jetë 9 vjeç, ndërsa për sunitët, mosha zyrtare do të jetë 15 vjeç.