Aktualitet
Zjarr në një hotel në Sarandë, shkrumbohet kati i parë

Një zjarr ka shpërthyer në katin e parë të një hoteli në lagjen nr. 4 të Sarandës. Flakët kanë shkrumbuar katin e parë të ndërtesës, ndërsa tymi ka mbuluar të gjithë zonën.
Ndërkohë që kanë qenë forcat zjarrfikëse ato që kanë shuar flakët dhe kanë vendosur nën kontroll zjarrin.
PAMJE NGA ZJARRI:
Nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, hetimet do të vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe arsyet që çuan në shpërthimin e zjarrit

