Connect with us

Aktualitet

Edukatorja qëllon një fëmijë me shuplakë, nëna bën denoncimin! Nis hetimi për 55-vjeçaren

Një denoncim ka mbërritur në Policinë e Tiranë, ku një grua ka kallëzuar edukatoren e fëmijës së saj. Në kallëzimin e bërë në Komisiatin nr.4, gruaja pretendon se edukatorja ka qëlluar me shuplakë fëmijën e e saj të mitur.

Hetimet kanë nisur menjëherë dhe aktualisht edukatorja, M. Ll., 55 vjeçe, është proceduar në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Ll., 55 vjeçe (edukatore), pasi ka kallëzuar shtetasja J. M., se 55-vjeçarja ka qëlluar me pëllëmbë fëmijën e saj,”-bëhet me dije nga Policia.

Advertisement