Connect with us

Politike

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmeni Sokol Kryeziu në GJKKO, njihet me masën e sigurisë

Biznesmeni Sokol Kryeziu, i cili dyshohet nga SPAK se ka kryer “korrupsion aktiv” në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj është paraqitur në GJKKO. Kryeziu ndodhej jashtë vendit në momentin që GJKKO firmosi masat e kërkuara nga SPAK, teksa është kthyer në Shqipëri për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”. Vlerësimi i masës do të bëhet në orën 14.30 nga gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Bani.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “detyrim paraqitjeje”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave. Në “detyrim paraqitje” janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi.

Advertisement