Kronike
Aksidenti i mori jetën 2-vjeçarit/ Drejtuesi i automjetit, fqinj i familjes së të miturit, detaje nga ngjarja

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksidentin që i mori jetën një 2-vjeçari në Kamëz. Bëhet me dije se se autori është identifikuar si 57-vjeçari me inicialet Y. M., i cili mësohet se ishte edhe komshi me familjen e viktimës.
Pasditen e sotme u raportua se një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 2-vjeçar u regjistrua në Kamëz. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasdite ku një automjet ka përplasur të miturin.
Bëhet me dije se rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim fëmijën i cili nuk ka mundur të mbijetojë.

