Bota
VIDEO/ Nuk i pëlqeu pyetja, ish-kryeministri italian i tërheq flokët gazetares

Një video e ish-kryeministrit Romano Prodi teksa i tërheq flokët gazetares së Quarta Repubblica, Lavinia Orefici, ka pushtuar rrjetin. Siç shihet në video gazetarja i kërkoi ish-Presidentit të Komisionin Evropian një koment mbi një pasazh në Manifestin e Ventotenes për bashkimin e Europës, në lidhje me pronën private.
Por Prodi u shfaq i bezdisur nga pyetja dhe në një video të publikuar më vonë duket kur politikani i tërheq flokët gazetares. Lavinia Orefici tha se u ndje e poshtëruar si gazetare dhe si grua nga gjesti i papërshtatshëm.
“Presidenti Prodi, përveç se u përgjigj me një ton agresiv dhe frikësues, më kapi një tufë flokësh dhe i tërhoqi. Ishte tronditëse për mua”, deklaroi ajo.
Ndërsa vetë Prodi, deklaroi se kontakti ishte i rastësishëm dhe pa asnjë qëllim ofendues.

