Connect with us

Kronike

Aksident në Klos/ 19- vjeçari humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, 4 të plagosur! Po trajtohen në Tiranë

Një aksident është regjistruar pak para mesnate në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos

Një 19-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i plagosur i riu dhe tre pasagjerë.

Policia njofton se të lënduarit po trajtohen te Spitali Universitar, Tiranë

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 23:45, në hyrje të tunelit të Murrizit, me kah lëvizjeje Tiranë-Klos,  shtetasi K.L., 19 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët shtetasit K.Gj., U.M dhe F.K., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar Tiranë”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisement