Bota
Zvarritja e luftës/ Trump vendos për të braktisur përpjekjet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë

“SHBA do të braktisë përpjekjet për paqen në Ukrainë nëse nuk arrihet përparim së shpejti” – keshtu deklaroi Marco Rubio.
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio mbërriti në Quai d’Orsay dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, tregoi per takimin dypalësh qe ai do te zhvilloje me me homologun e tij francez në Paris.
Ne lidhje me deklaraten e tij te meparshme Rubio tha se SHBA duhet të vendosë “brenda disa ditësh”.
Paralajmërimi vjen mes disa përparimeve në bisedimet për Ukrainën teksa presidenti amerikan Donald Trump kishte premtuar t’i jepte fund luftës në ditën e parë të detyrës
“Presidenti amerikan Donald Trump do të largohet nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë brenda disa ditësh, nëse nuk ka shenja të qarta se një marrëveshje mund të arrihet” – tha Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përpjekje për javë dhe muaj pa fund. Kështu që ne duhet të përcaktojmë shumë shpejt tani, dhe unë po flas për një çështje ditësh nëse kjo është e mundur apo jo në javët e ardhshme,” tha Rubio në Paris pas takimit me liderët evropianë dhe ukrainas .

