Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Himara kremton Pashkën me spektakël fishekzjarresh

Qindra besimtarë ortodoksë nga Himara dhe jo vetëm kanë kremtuar festën e Pashkës në Kishën e Shën Harallambit në Dhërmi. Besimtarët kanë ndezur qirinj duke e shpërndarë dritën e cila simbolizon dritën e Jezusit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen.

Ata uruan Pashkë të bardha dhe të qeta për të gjithë, urim i njëjtë që ka ardhur e nga kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo. Tre kishat e zonës pritën lajmin e mirë të ringjalljes me spektaklin e fishekzjarreve.

Advertisement