Bota
Nuk ka paqe/ SHBA dërgon në Ukrainë Sisteme Patriot, të vendosur në Izrael, Gjermani dhe Greqi

“Kievi do të marrë më shumë ndihmë kundër pushtimit rus: Një sistem mbrojtës ajror Patriot, i vendosur më parë në Izrael, do të dërgohet në Ukrainë pasi të rinovohet” – raportoi New York Times, duke cituar katër zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë, duke shtuar se aleatët perëndimorë po diskutojnë logjistikën e një transferimi të mundshëm të një sistemi tjetër Patriot nga Gjermania ose Greqia.
“Rusët po bëjnë thirrje për një armëpushim më 9 maj, ndërkohë që sulmojnë Ukrainën çdo ditë: ky është cinizëm i nivelit më të lartë”, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në X duke shtuar: “Vetëm javën që shkoi, Rusia ka përdorur më shumë se 1,180 dronë sulmues, 1,360 bomba ajrore të drejtuara dhe 10 raketa të llojeve të ndryshme kundër Ukrainës”. Për Zelenskyn, “një armëpushim i vërtetë është i nevojshëm”. Ukraina është gati për një armëpushim në çdo kohë, por ai nuk duhet të zgjasë më pak se një muaj, për t’i dhënë fund luftës” dhe “jo vetëm për festat e tyre, por çdo ditë”.

