Connect with us

Kronike

Ky është 34-vjeçari që u vra me pushkë në Has, motra e tij rrahu prindërit e autorit

Personi që shihni në foton e mësipërme është 34-vjeçari Ryshyt Sallahu, i cili u vrau pasditen e sotme me pushkë në fshatin Pla të Hasit.

Autori i krimit është 41-vjeçari Ylber Jaku, i cili e qëlloi me një plumb Ryshyt Sallahun, teksa ky i fundit po udhëtonte me automjetin e tij. Pas krimit, autori u arrestua, teksa u sekuestrua edhe arma e përdor për vrasjen e 34-vjeçarit.

Vrasja e sotme e ka zanafillën tek një ngjarje e regjistruar dy ditë më parë mes dy familjeve Sallahu dhe Jaku në fshatin Pla. Më konkretisht, pas një konflikti për çështje pronësie, 21-vjeçarja Artjola Sallahu dhunoi me sende të forta çiftin e bashkëshortëve Agim Jaku, 65 vjeç dhe Vera Jaku, 60 vjeçe, të cilët mbetën të plagosur dhe përfunduan në spital.

Artjola Sallahu u arrestua pas ngjarjes për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi Agim Jaku mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij Vera Jaku vijon të jetë ende në kujdesin e mjekëve.

Burime bëjnë me dije se Artjola Sallahu është e motra e viktimës Ryshyt Sallahu, ndërsa Agim dhe Vera Jaku janë prindërit e autorit Ylber Jaku.

Mësohet se konfliktet për pronat mes familjes Jaku dhe Sallahu vijojnë prej mbi 10 vitesh, teksa burime bëjnë me dije se familja Jaku ka bërë mbi 20 kallëzime ndër vite për konfliktin. Kallëzimet janë bere nga Agim Jaku, babai i autorit të vrasjes, i cili u kërkonte institucioneve zgjidhjen e konfliktit.

Nisur nga konfliktet e vazhdueshme për pronat, por edhe nga dhunimi i prindërve dy ditë më parë, Ylber Jaku është hakmarrë ditën e sotme duke ekzekuttuar Ryshyt Sallahun.

Advertisement