Politike
SPAK ‘shkundi’ grupin elektoral të Tom Doshit/ Urdhra kontrolli për njerëzit e kreut të PSD-së

Korrupsion në zgjedhje, SPAK sekuestron celularët e 6 anëtareve të shtabeve elektorale të PSD së Tom Doshit
Gjykata e Posaçme ka firmosur gjashtë urdhra kontrolli personal dhe të automjeteve për gjashtë anëtarë të shtabeve elektorale të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit, në kuadër të një hetimi për korrupsion zgjedhor.
Kontrollet janë kryer sot në disa zona të Shkodrës nga Policia, në bashkëpunim me BKH-në. Njëri prej personave ka refuzuar t’i nënshtrohet kontrollit dhe është shoqëruar nga policia.
Gjatë javëve të fundit, Tom Doshi ka hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakut socialist të Shkodrës, Benet Beci. Doshi synon të fitojë dy mandate deputeti në këtë qark.

