Connect with us

Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza brenda 24 orëve

Më shumë se 100 persona u raportuan të vrarë pas sulmeve izraelite në Gaza, brenda 24 orëve, ndërsa incidentet vdekjeprurëse pranë vendeve të shpërndarjes së ndihmave dhe një ndërprerje e madhe e komunikimit thelluan krizën në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e kontrolluar nga Hamasi, raportoi 103 vdekje dhe 427 të plagosur vetëm gjatë ditës së kaluar.

Ministria nuk bën dallim midis civilëve dhe luftëtarëve, dhe shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

“Që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023 – e cila u shkaktua nga një sulm i udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor që vrau rreth 1 200 persona dhe ku u morën mbi 250 pengje – janë raportuar më shumë se 55 mijë e 200 persona dhe mbi 127 mijë e  800 të plagosur në Gazë”, sipas ministrisë.

Palestinezët raportuan se forcat izraelite kishin hapur zjarr pranë pozicioneve të shpërndarjes së ndihmave, ndërsa një fondacion humanitar tha se Hamasi kishte nisur një sulm vdekjeprurës ndaj stafit të tij.

Advertisement