Connect with us

Bota

“Djali im u detyrua të anulonte dasmën e tij”/ Netanjahu i prekur tregon se dhe familja e tij është prekur nga sulmet iranian

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha gjatë inspektimit të dëmeve në spitalin Soroka pas një sulmi raketor se “të gjithë izraelitët po paguajnë çmimin” e breshërisë së raketave iraniane.

Ai shtoi se ndërsa disa njerëz u vranë, familja e tij u prek gjithashtu nga lufta kur djali i tij Avner u detyrua të anulonte dasmën.

“Ka njerëz që u vranë, familje që i vajtuan të dashurit e tyre, e vlerësoj shumë këtë”, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit theksoi se pasojat e luftës prekën edhe familjen e tij.

“Për herë të dytë, djali im Avner u detyrua të anulonte dasmën e tij për shkak të kërcënimit të lëshimit të raketave, sigurisht një çmim i rëndë personal i paguar nga ai, e fejuara e tij dhe familja jonë”, ravijëzoi Netanyahu.

Marrë dhe përshtatur nga Haaretz për Albanian Post

Advertisement